U gjobitën për vonesat në numërim, KAS shqyrton nesër ankesat e dy KZAZ-ve

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 19:47 | Politikë
U gjobitën për vonesat në numërim, KAS shqyrton nesër

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë nesër në orën 13:00 kërkesat ankimore të paraqitura nga KZAZ-ja 35 në qarkun e Tiranës dhe KZAZ-ja 22 në qarkun e Durrësit.

Ankimimet janë nga KZAZ-të për kundërshtimin e vendimit të Komisionerit për vendosjen e sanksionit administrativ ndaj anëtareve të disa KZAZ-ve.

KZAZ-të kanë ankimuar gjobën prej 3 mijë lekësh që i vendosi Ilirjan Celibashi për vonesën gjatë numërimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos