U rikthye te Reali, Zidane zbulon si e mori vendimin

Nga A2 CNN
11 Mars 2019, 22:13 | Futboll
U rikthye te Reali, Zidane zbulon si e mori vendimin

Zinedin Zidane sërish në stolin e Realit të Madridit, aty ku fitoi 3 Champions radhazi, ishte një vendim me të vërtetë surprizë.

Por francezi kërkon të mos humbasë asnjë sekondë edhe pse objektivat e këtij sezoni kanë rënë. Zidane u prezantua menjëherë, duke folur se si vendosi të rikthehej, ndërsa shpalosi edhe objektivat për të ardhmen.

“Florentino më telefonoi dhe meqë e dashuroj këtë klub, ja ku jam. Lojtarët këtu duhet të kuptojnë se Reali është një përgjegjësi e madhe. Nuk e kam harruar çfarë kemi fituar, por gjithashtu nuk kam harruar edhe gjërat e këqija. Kemi humbur La Liga-n, gjithashtu edhe Kupën. U riktheva, por ambiciet janë të njëjta ende. Gjërat do të ndryshojnë vitin tjetër. Tani kanë mbetur edhe 11 ndeshje dhe duam ta mbyllim mirë. Më pas, do flasim me Florentinon për çfarë mund të bëhet”.

Më tej, ai thotë se është largimi në fundin e sezonit të kaluar ishte i duhuri. “Dua të jem i qartë, u largova në kohën e duhur. Klubi dhe lojtarët kishin nevojë për një ndryshim. Nuk është se kisha dëshirë të largohesha, por ishte një vendim që duhej ta merrja. Është e vërtetë që kisha disa propozime të tjera, por doja të isha këtu. Nuk doja të shkoja në një klub tjetër. Gjëja e parë që më kaloi në mendje kur më telefonoi Florentino ishte të kthehesha këtu, dhe ja ku jemi”, ka thënë Zidane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos