
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive për zgjedhjet vendore, e cila i kishte cilësuar si antikushtetuese.
Përmes një postimi në Facebook Balla deklaroi se vendimi i Kushtetueses certifikon 30 qershorin “ si dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjale boshe dhe askush më kurrë s’mund të tentojë t’ia marrë popullit sovranitetin për interesa të ulëta dhe hesape të turpshme politike”.
Balla shtoi se ato zgjedhje “vendosën përfundimisht popullin mbi partitë dhe për të mbyllur përfundimisht një histori të gjatë lojërash të partive me popullin”. (A2 Televizion)