Zelensky në OKB: Rusët vranë civilët thjesht për qejf

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 10:33 | Aktualitet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) tregoi krimet e ushtrisë ruse në Bucha. “Trupat ruse vranë këdo që i ka shërbyer vendit tonë. Kanë vrarë gra që dilnin në rrugë për të gjetur ata që kishin mbetur gjallë. Kanë vrarë familje të tëra, të mëdhenj e të vegjël, dhe janë përpjekur që të djegin trupat. Janë vrarë me plumb pas koke, pasi janë torturuar më parë”, tha Zelensky. Ai shtoi se trupat ruse i kanë vrarë qytetarët në Bucha “thjesht për qejf”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos