
Stërvitja për shuarjen e një zjarri për pak u kthye në një tragjedi për zjarrfikësit në qytetin e Vac të Hungarisë.
E ndërsa makina e zjarrfikësve vinte me urgjencë për fikjen e një zjarri të improvizuar në mes të rrugës, mjeti nuk ia doli të kthehej si duhej duke u batuar në rrugë duke vënë në rrezik kështu jetën e efektivëve dhe të të pranishmëve që po ndiqnin këtë stërvitje.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar në këtë aksident edhe pse zjarrfikësit e tjerë që ndodheshin në rrugë nxituan për të bërë atë që dinë të bëjnë mirë; të shpëtojnë jetë njerëzish. (A2 Televizion)