All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
All - General - 1

1.3 miliardë dollarë ndihma, Biden i dërgon më shumë armë Kievit: Lufta në pikë kritike

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 19:48 | Bota
1.3 miliardë dollarë ndihma, Biden i dërgon më shumë
All - Paragraf - 1

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vërshuan 1.3 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën për t’i bërë ballë Rusisë në këtë fazë kritike të luftës. Pjesa më e madhe do të jetë në formën e asistencës ushtarake, përfshirë armë me rreze të gjata veprimi dhe drone, të krijuar posaçërisht për këtë betejë.

“Po njoftoj 800 milionë dollarë të tjera për të rritur më tej aftësinë e Ukrainës për të luftuar në lindje dhe në rajonin e Donbasit. Kjo paketë përfshin armë të rënda artilerie, dhjetëra top obus dhe 144 mijë municione për të qëlluar me top obus. Në të përfshihen gjithashtu më shumë dronë taktikë” deklaroi presidenti amerikan Joe Biden.  

All - Paragraf - 3

Përveç forcimit të rezistencës së Ukrainës në fushën e betejës, qeveria amerikane do të lëvrojë dhe 500 milionë dollarë shtesë në ndihmë të drejtpërdrejtë ekonomike për qeverinë e Kievit. Fond I cili do të përdoret për të paguar punonjësit e shërbimeve kyçe në vendin e kapluar nga lufta.

https://a2news.com/2022/04/21/shba-ruset-nuk-po-shenojne-sukses/

Teksa priti kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal, në Shtëpinë e Bardhë, Biden vuri në dyshim avancimin e ushtrisë ruse në lindje dhe tha se nuk ka prova që Mariupoli ka rënë plotësisht. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, falënderoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën kaq bujare dhe i bëri thirrje komuniteti ndërkombëtar për dërgimin e më shumë armëve.

 “Përballemi me një ushtri me mijëra tanke, autoblinda dhe mjete të tjera luftarake. Raketat fluturojnë kudo. Armët e rënda nuk mjaftojnë”, tha Zelensky.

https://a2news.com/2022/04/21/propozimi-rus-per-paqe-peskov-si-ka-mundesi-qe-zelensky-nuk-e-ka-marre-ende-letren-tone/

Me këtë deklaratë, Zelensky i bëri apel NATO-s që t’i dërgojë avionë luftarakë për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Ukrainës. Komentet e tij erdhën pas takimit në Kiev me kryeministrat e Spanjës dhe Danimarkës, Pedro Sanchez dhe Mette Frederiksen. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6

Latest Videos