Klosi: Ne do të fitojmë në 9 maj dhe do të marrim mandatin e pestë në 2029, Dervishi: Jeni autokraci elektorale

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2026, 21:25 | Politikë

Klosi: Ne do të fitojmë në 9 maj dhe do të marrim mandatin e

Partia Socialiste do të fitojë në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 dhe po përgatitet të fitojë mandatin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 2029. Këtë bindje shprehu në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN deputeti socialist Blendi Klosi, të cilën e bazon te mungesa e alternativës përballë socialistëve.

“Pushteti është ndërruar me votë dhe jo me opinion. Qytetarët na kanë zgjedhur ne do të votojnë në 9 maj. Nuk them që protesta është e gabuar. Çdo 4 vjet ne shkojmë gjykohemi dhe jo vetëm do fitojmë zgjehdjet e 9 majit por do fitojmë edhe zgjedhjet e 2029 dhe jemi të përgatitur për të marrë mandatin tonë të pestë për të vazhduar të qeverisim në të mirë të Shqipërisë dhe të mbyllim problematikat e tranzicionit shqiptar për aq kohë sa alternativat e tjera janë guri dhe flaka e institucioneve. Dhe në zgjedhjet e 2025 një nga temat më të nxehta ishte drejtësia e re. Dhe njerëzit gjykuan që PS është mbështetëse”, tha ai në Off the Record em Andrea Dangllin në A2 CNN.

Në kundërpërgjigje të këtyre deklaratave gazetari Lutfi Dervishi tha se vendi ndodhet në autokraci elektorale, ku gara nuk është e barabartë dhe pushteti përdor fondet publike e ushtron presion ndaj administratës.

“Me propagandë jeni shumë mirë dhe mendoni që te propaganda duhet bërë investimi. Njerëzit u ngritën se panë një shtet të kapur e poshtëruar e dhunuar nga interesa private. Tani thoni jene ftojmë. Ju zotërinj do fitoni nëse do jemi në këtë kategori që jemi. Vendi nuk është demokraci liberale, është autokraci elektorale që gara nuk është e barabartë, që sistemin e patroinazhimit e keni të poshtër e të pështirë e në kundërshtim me ligjin që ushtroni presion ndaj administratës e përdorni fondet publike. Vendi kategorizohet si autokraci elektorale”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos