100-vjetori i Vllaznisë, dekorohet me titullin “Nderi i Kombit” nga Meta

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2019, 18:54 | Aktualitet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, Shoqërinë Sportive Vllaznia, në 100-vjetorin e themelimit të saj. Kreu i shtetit e çmon kontributin e kësaj shoqërie, duke thënë se ajo u ngrit si një vokacion lirie në një moment dramatik, pikërisht kur Shkodra rrezikonte të mbetej jashtë kufijve të Shqipërisë.

“Vllaznia ka dhënë kontribut dhe rezultate historike në fushën e sportit, fidanishte e talenteve që kanë mbështetur Vllazninë dhe ekipin kombëtar. Të rinj, juristë, artistë, profesorë, punëtorë, gazetarë, shkrimtarë dhe sportistë lanë mënjanë ndasitë fetare dhe dallimet shoqërore dhe u bashkuan për t’i treguar botës se shkodranët janë pjesa më e ndritur e civilizimit dhe identitet shqiptar, vlerave patriotike, e gjuhës, kulturës si dhe pasurisë së tij shpirtërore. Shoqëria ‘Vllaznia’ ngelet një nga shembujt më të civilizuar të rezistencës dhe aspiratës shqiptare për liri e progres shoqëror”.

Ilir Meta, President i Shqipërisë

Me këtë rast, Meta përuroi edhe pllakatën nderuese në ambientet jashtme të Bashkisë së Shkodrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos