Protesta është zhvendosur në Rrugën e Kavajës, ku adoleshentë të maskuar kanë vendosur barrikada me kangjella dhe u kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave.
Po ashtu është sulmuar me sende të forta një bankë e nivelit të dytë. Protesta shënon sot ditën e 12-të, ku pati përplasje të forta në sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protestuesit lëshuan një breshëri fishekzjarrësh dhe moltovësh në drejtim të “bluve”, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, ujë me presion, dhe në disa raste me plumba gome.
(A2 Televizion)