Protestuesi rrëzohet përtokë: U godita me shkop gome nga policia

Nga A2 CNN
24 Tetor 2026, 20:09 | Aktualitet

Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. 

Gjatë ndërhyrjes, një person është rrëzuar në tokë dhe pretendon se është goditur me shkop gome nga efektivët e policisë.

Përveç tij, A2CNN mëson se kanë mbetur të lënduar edhe dy protestues të tjerë. Të plagosurit po transportohen me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Përplasje të forta janë shënuar sot mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, ndërkohë që shënohet dita e 12-të e protestës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos