Një aksident në të cilin janë përfshirë 11 automjete, ka ndodhur në qytetin e Vlorës pak minuta pas mesnate. Automjeti tip Benz, i cili drejtohej nga Kreshnik Lilaj, pasi ka humbur kontrollin, është përplasur me 10 automjete të tjera të cilat kanë qenë të parkuara. Aktualisht drejtuesi i automjetit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe. (A2 Televizion)
11 automjete përfshihen në një aksident | FOTO
