
Revolucion në kampin e Barcelonës. Kriza që la pas pandemia Covid -19, tashmë është edhe më e komplikuar dhe klubi, sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, po studion një plan për të limituar sa më shumë kostot.
Kjo do të nisë nga shkurtimi i pagave të futbollistëve dhe katalanasit kanë aktualisht gati një listë me të paktën 14 futbollistë të cilëve do t’u propozohet ulja e rrogës ose shitja e tyre në ofertën më të mirë që do të mbërrijë.
Barcelona nuk kursehet kur vjen puna te bilancet e klubit, madje blaugranët kanë harruar për një moment edhe të kaluarën, ndërsa në grupin e lojtarëve të prekur nga këto ndryshime përfshihen emra si Gerard Pique, Jordi Alba, Sergi Busquets apo Sergi Roberto. Ndryshon ndërkohë situata për 10 futbollistë të tjerë të cilët Barcelona i konsideron në dalje këtë merkato: Riqui Puig, Neto, Umtiti, Junior, Pjanic, Coutinho, Griezmann, Braithwait dhe Dembele. Të gjithë këta emra mund të largohen nga Barça që do t’i sakrifikojë në mënyrë që të planifikojë dhe të ardhmen dhe të ristrukturojë skuadrën.
Klubet evropiane por jo vetëm, mbajnë sytë nga Spanja për të përfituar nga yjet e papreferuar të Barcelonës. (A2 Televizion)