
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas tensioneve të regjistruara pranë selisë së PD-së në Tiranë, duke akuzuar policinë për përdorimin e gazit lotsjellës ndaj personave që ndodheshin në oborrin e godinës.
Në një deklaratë për mediat, Berisha pretendoi se ndërhyrja e policisë ishte pjesë e një skenari për të sulmuar opozitën.
Sali Berisha: Në oborr ishin demokratë dhe u hodh gaz lotsjellës. Këtu në PD është një rrugë kalimi, Policia në mënyrë kriminale dhunoi oborrin e PD-së.
Hodhën sasi të mëdha të bombolave të gazit, pa pasur asnjë lloj provokimi. Sasitë e gazit kanë qenë kolosale, i kanë helmuar njerëzit. Edi Ramën e pret qelia e burgut.
Paralajmëroj Edi Ramën se demokratët janë në këmbë më shumë se kurrë në Tiranë, por edhe në mbarë Shqipërinë, nga Saranda deri në Tropojë.
Regjimi do të dridhet, nesër është një ditë e mosbindjes civile. Ka skenar për të sulmuar selinë e PD-së. Edhe sikur policia të ketë qenë duke sulmuar të miturit, ne mbrojmë të miturit.
Ne do i marrim në mbrojtje. Njerëz me maska në qelinë e PD? Sot kanë maska të gjith njerëzit, për shkak të gazit. Policët sillen si lopë të çmendura ndaj protestuesve. Do qëndrojmë deri në rrëzimin e narko-shtetit.
(A2 Televizion)