Panteoni është godina më e vjetër në botë, që qëndron ende në këmbë edhe sot. Që prej shekullit VII ka shërbyer si kishë katolike. Ndërtuar rreth vitit 125 e.r., nga perandori romak, Publius Aelius Hadrianus, në fakt, ishte hera e tretë që godina ringrihej në këmbë. Panteoni i parë mori flakë rreth vitit 80 e.r. dhe u rindërtua menjëherë më pas. Në vitin 110 e.r. u godit nga rrufeja dhe u shkatërrua plotësisht. Për këtë arsye, në Romë flitej se godina ishe e mallkuar. Kjo, është historia e tij. (A2 Televizion)
2000 vite histori, godina e lashtë që përdoret ende sot
