
Këtë puntatë në “Diagnozë” me Freskida Milotin flasin për aneminë, një sëmundje që prek të gjitha moshat dhe të dyja gjinitë. Me Dr. Genta Dedej do të diskutojmë se cilat janë mënyrat e trajtimit të kësaj sëmundjeje por edhe rreth metodave të reja dhe më efikase për ta luftuar aneminë.
Por çfarë është anemia ferriprive?
“Shenjat klinike të anemisë fillojnë që në moshë të hershme. Anemia është një sëmundje që prek të dyja gjinitë por ka preferencë për gjininë femërore për arsye të shkaktarit kryesor, të ciklit menstrual dhe shtatzënia dhe prek më shumë fëmijët, sepse fëmijët kanë rritje më të vrullshme fiziologjikë dhe kompensimi i nevojave të tyre gjatë kohës së rritjes nuk është i balancuar me nivelin e hekurit që duhet të kenë në suplementet ditore dhe për këtë arsye në testet laboratorike ne hasim shpesh pikërisht këto dy kategori me probleme të hekurit dhe hemoglobinës që janë konstante që i dedikohen vijës së kuqe, eritrocitare,” është ky shpjegimi që jep mjekia Dedej.
Siç shpjegon edhe mjekja, anemia nuk është vetëm ferriprive dhe mund të shkaktohet edhe nga shkaqe të tjera siç është për shembull mungesa e vitaminës B12, e cila sjell një sëmundje tjetër që quhet anemia megaloblastike, dhe vjen kryesisht tek sëmundjet e stomakut, anemia që vjen si pasojë e dëmtimit të palcës së kockave, tek qelizat staminale një problem gjenetik dhe krijohet një sëmundje anemike.
Anemia mund të vijë nga hemorragjitë e tjera, pra anemi që vjen nga një traumë akute, apo hemorroidet që gjakosin në mënyrë kronike dhe shpesh herë madje kjo është një diagnozë që në përgjithësi njerëzit nuk para i vënë shumë rëndësi, nuk e vlerësojnë por një gjakderdhje në mënyrë kronike e hemorroideve me muaj e vite mund të çojë në një anemi ferriprive për shkak të humbjes së gjakut.
Dr. Genta Dedej shpjegoi në “Diagnozë” edhe se cilat janë analizat laboratorike që duhen kryer për diagnostikimin e anemisë
Testet laboratorike kanë protokolle të caktuara. Unë e preka pak dhe thashë që testi më bazik për aneminë ferririve është gjaku i thjeshtë, hemograma që e quajmë ne, depot e hekurit, hekuri që qarkullon, proteinat transportuese të hekurit për aneminë ferriprive. Pastaj testet e tjera janë elektroforeza e hemoglobinës, për pjesën e hemoglobinopative, niveli i vitaminës B12 në gjak e me rradhë sipas një protokolli të caktuar. Por ajo që është e rëndësishme është që ka një procedurë dhe protkoll të caktuar i cii duhet zbatuar në praktikë pikërisht që ne të zvogëlojmë sorrollatjet e pacientëve, të minimizojë kostot financiare, e mbi të gjitha të arrijmë sa me shpejtë në një diagnozë të saktë, dhe kjo gjë realizohet duke zbatuar hallkat e sistemit.
Duke u ndaluar tek metodat inovative të diagnostikimit apo trajtimit të sëmundjes, mjekia shpjegon gjithashtu si ka evoluar teknologjia e laboratorit dhe çfarë ofron Klinika Vera Virhov.
Teknologjia laboratorike është zhvilluar shumë këto vitet e fundit dhe si specialiste e laboratorit unë e kam përjetuar të gjithë pjesën e evolucionit teknologjik në sistemin e laboratoreve në Shqipëri, kur dikur punohëj me teste me pipeta në gisht, me shpimin e gjakut në gisht dhe me diagnoza me sy klinike dhe laboratorike dhe tani kemi arritur që të bëjmë teste gjenetike dhe me laboratorë jashtë vendit po dhe një pjese e testeve molekulare realizohen në Shqipëri. Ajo që më shqetëson mua si specialiste është pikërisht që anashkalohen këto hallkat e referencës dhe kjo nuk ka ende studime, po unë mendoj që ka konsum të lartë testeve laboratorike dhe të pavend, të kota, dhe shpenzime financiare të tepërta, janë kosto në xhepin e pacientit që mund të minimizoheshin fare mirë nëse do të ndiqej sistemi i referimit.
Sëmundja e anemisë sjell një sërë simptomash tek të sëmurët, disa prej tyre janë lodhje, mungesë oreksi dhe gjumi apo çrregullime nervore.
Siç shpjegon edhe Dr. Genta Dedej, pafuqia tek këta pacientë mund të arrijë deri aty sa t’i bëjë që të mos ngrihen dot nga krevati. (A2 Televizion)