Një artist cirku që performon me zjarrin ka shpenzuar më shumë se 20 mijë dollarë me ndërhyrje në trupin e tij për t’i ngjarë një dragoi.
Për këtë arsye, 30-vjeçari Joshua Burns ka bërë tatuazh të bardhën e syve, gdhendje në lëkurë, vetëm e vetëm që të konsiderohet si personi më i modifikuar në botë.
Gjithçka nisi në moshën 19 vjeçare kur Joshua ndau gjuhën e tij më dysh. Që nga ajo ditë artisti dhe shitësi i reptilëve ka bërë shumë ndryshime në trup, ai ka prerë veshët dhe madje ka vendosur silikon në pjesën e ballit që të duken si brirë.
E dashura e tij e mbështet plotësisht në këtë plan dhe e shtyn që të transformohet dhe më tej. (A2 Televizion)