“Këta të rrahin edhe në opozitë, imagjino kur të vijnë në pushtet!’’ Kulluri: Goditën dy vetë se shanë Berishën

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2026, 21:05 | Politikë

Politikani Edvin Kulluri ka komentuar në emisionin “Terminal” me gazetaren Loreta Progni në A2CNN, incidentet e regjistruara gjatë protestës së opozitës dhe studentëve, ku më herët u raportua se dy persona u dhunuan pasi thirrën “Rama në burg! Berisha në burg”.

Kulluri kritikoi sjelljen e personave që, sipas tij, ushtruan dhunë ndaj dy qytetarëve, ndërsa ironizoi pretendimet e opozitës për luftën kundër autokracisë.

“Sot janë goditur dy njerëz vetëm pse kanë thënë ‘Rama në burg, Berisha në burg’. Këta që duan të luftojnë autokracinë, këta të rrahin që në opozitë, imagjino t’i marrësh pushtetin këta! Këta të ‘Shqiponjave’, jo për molotov, por edhe për fara luledielli do të rrahin me këtë mendje”, u shpreh Kulluri.

Ai e cilësoi situatën si një përsëritje të episodeve të mëparshme, duke sjellë në vëmendje edhe përvojën e tij me Partinë Demokratike gjatë viteve të kaluara.

“Nuk është histori e re, sepse është memorie. Siç e ka mbyllur derën te PD-ja, në 2027-ën, në 2021-shin. E mbaj mend si sot, kam shkuar me Edit Harxhin për të paraqitur kandidaturën dhe ishin 10 veta si horra te dera! Nuk na linin të hynim në parti. Më kanë fishkëllyer mua në 2018-ën, që flisja për demokraci, ndarje pushteti”, deklaroi Kulluri.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos