
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka ofruar presidentit të organizatës Ultimate Fighting Championship (UFC), Dana White, postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Dana do të jetë një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë si askush tjetër. Dana, të lutem pranoje këtë detyrë!”, shkroi Trump në platformën Truth Social. Nuk është e qartë nëse oferta publike e presidentit është serioze.
Pozicioni i zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë është vakant që prej mesit të tetorit, kur Katie Zacharia u largua nga detyra vetëm pak ditë pas emërimit.
Postimi i Trump vjen pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ku republikanët e tij pësuan humbje të thella, duke humbur shumicën në Kongres.
Në postimin e publikuar pasditen e së shtunës, Trump e cilësoi White si “një luftëtar të dhunshëm dhe një luftëtar të vërtetë”, ndërsa i kërkoi që të merrte me vete në këtë detyrë edhe disa nga emrat më të njohur të UFC-së, “edhe pse disa prej tyre nuk janë nga vendi ynë”.
“Na duhen këta njerëz për të na mbrojtur nga e majta e çmendur”, shkroi Trump, duke e shoqëruar postimin me fotografi të gjashtë luftëtarëve.
Pas postimit të Trump, White publikoi në Instagram një fotografi të tij, ku shfaqej pas foltores në sallën e konferencave për shtyp të Shtëpisë së Bardhë. (A2 Televizion)