5 gjëra për t'u lexuar në 5 minuta

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2023, 12:47 | 5 gjëra në 5 minuta
5 gjëra për t'u lexuar në 5 minuta

1. Kosova, 15 vjet shtet

Të premten e 17 shkurtit, Kosova festoi 15-vjetorin e pavarësisë nga Serbia, kulmimi i një rrugëtimi historik të shqiptarëve, mes vuajtjeve dhe sakrificës së jetëve njerëzore. Por pavarësisht festës, vendi përballet ende me sfida të rëndësishme. Njohja reciproke, dialogu me Serbinë, tensionet në veri të vendit dhe presioni ndërkombëtar për krijimin e Asociacionit.

Në një transmetim maratonë, A2 CNN përcolli kujtimet e protagonistëve të 17 shkurtit të vitit 2008.
Klikoni këtu për të gjitha raportimet dhe intervistat ekskluzive.

https://youtu.be/ucADBT1Bp_o

2. Çështja McGonigal, debat në Parlament më 2 mars

Opozita shqiptare vijon aksionin e saj me protesta para Parlamentit në ditët që ka seancë plenare. Por situate ishte më e tensionuar brenda sallës së Kuvendit ku deputetët opozitarë kërkonin praninë e Kryeministrit Edi Rama në sallë për të dhënë shpjegime për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, të akuzuar në SHBA për korrupsion. Kuvendi vendosi që më 2 mars të zhvillohet debat për këtë çështje, por opozita ka kërkuar edhe interpelancë me kryeministrin si dhe ngritjen e një komisioni hetimor. Më 3 mars, opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë kombëtare, në të njëjtën ditë kur Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankimimin e bërë nga grupimi Alibeaj për regjistrimin e statutit të PD të 11 dhjetorit 2021, në bazë të të cilit Sali Berisha u rikthye në krye të PD. (Klikoni këtu për zhvillimet politike)

3. Mbi 45 mijë viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Numri i viktimave nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën e 6 shkurtit vijon të rritet ndjeshëm. Sipas të dhënave më të fundit, mbi 45 mijë persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i të plagosurve është disa herë më i madh. Mijëra godina janë shembur dhe dhjetëra mijëra të tjera do të shemben nga autoritetet për shkak se janë të pabanueshme. Por mes tragjedisë, ka edhe histori me fund të lumtur, të njerëzve të cilët nxirren të gjallë nën rrënoja, edhe kur kanë kaluar gati dy javë nga tërmetet. (Klikoni këtu për të gjitha historitë)

4. Adriatik Llalla, nga “non grata” në azilant politik

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, i dënuar në mungesë me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme, ka fituar statusin e azilantit politik në Itali. Gjykata e Apelit të Romës ka ngritur dyshime mbi basueshmërinë e vendimit të Gjykatës së Posaçme në Shqipëri. Llalla u shpall fajtor për fshehje, deklarim të rremë të pasurisë, por u largua nga vendi pak ditë para se vendimi të merrte formë të prerë.
Ndiqni rrugëtimin “mes dallgëve” të diplomacisë dhe drejtësisë të ish-kryeprokurorit.

https://youtu.be/adWsLeakQ5E

5. Rritja e pagës minimale, ekspertët: Rëndon biznesin dhe të vetëpunësuarit

Paralajmërimi i Kryeministrit Edi Rama se shumë shpejt paga minimale në Shqipëri do të rritet në 40 mijë lekë, me synimin për ta çuar në 45 mijë lekë brenda 2 viteve, nuk është mirëpritur nga ekspertët. Sipas tyre, kjo do të ndikojë negativisht te bizneset, të vetëpunësuarit dhe rritja e informalitetit. (Raportimi i plotë)

Çmimet e karburanteve
Nafta: 190 lekë/litri
Benzina: 186 lekë/litri
Gazi: 80 lekë/litri (A2 Televizion)

Bordi i Transparencës, 18 shkurt 2023

Videot që nuk duhet t’i humbni

https://a2news.com/2023/02/13/gjithcka-u-rrafshua-kulla-e-sahatit-mbeti-ne-kembe-ngeci-ne-oren-e-vdekjes/
https://youtu.be/ue3oU6OC37o

A2 CNN Livestream

Latest Videos