Pas përplasjeve te MAS, protestuesit rikthehen te Kryeministria

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2026, 16:21 | Aktualitet

Protestuesit janë larguar nga Ministria e Arsimit dhe tanimë janë vendosur para Kryeministrisë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit'. 

Më herët u regjistruan tensione para MAS, ku protestuesit goditën efektivët me gurë e tulla, ndërsa policia u kundërpërgjigj me ujë me presion.

Protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke refuzuar për të disatën herë ftesën e tij për dialog.

Kujtojmë që protestës së sotme i është bashkuar edhe Partia Demokratike, ndonëse grupi i studentëve ka mbajtur distancë me demokratët.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos