Përshkallëzohet protesta te MAS, gurë drejt efektivëve, policia përgjigjet me ujë me presion

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2026, 16:04 | Aktualitet

Është përshkallëzuar protesta e studentëve para godinës së Ministrisë së Arsimit. Protestuesit kanë goditur me gurë dhe sende të forta efektivët e policisë, ndërsa “blutë” u kundërpërgjigjën me ujë me presion.

Dy autobotë me ujë janë përdorur nga Policia e Shtetit për shpërndarjen e turmës. 

Si zakonisht protestuesit kanë djegur kazanët e mbeturinave dhe kanë shkulur gurët e trotuareve në Rrugën e Durrësit. Kujtojmë që Partia Demokratike thirri po ashtu sot protestë kombëtare në mbështetje të studentëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos