
22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor të Reformës në Drejtësi.
Por në çfarë gjendje ndodhet pas një gjysmë dekade, ajo që publikisht konsiderohet si drejtësia e re. Problemi kryesor sipas juristëve është boshllëku i krijuar në sistem për shkak të shkarkimeve nga vetingu dhe gjithë pasojat e tij.
Pritshmëritë e publikut, sipas juristëve, nuk janë mbërritur as në pavarësinë e aktorëve të sistemit.
5-vjetori i nisjes së reformimit e gjen sistemin me 421 gjyqtarë e prokurorë, gati 50 për qind e totalit të tyre, që kanë kaluar në filtrat e Shkallës së Parë të Vetingut.
Sipas të dhënave zyrtare 174 prej tyre kanë kaluar me sukses, ndërsa 155 janë shkarkuar nga detyra. Ndërsa shkalla e dytë e vetingut deri më tani ka lënë në fuqi 79 vendime të KPK.
Lidhur me institucionet e reja të ngritura për llogaritë reformës, i vetmi institucion që nuk ka nisur funksionin është Byroja Kombëtare e Hetimit, që pritet të nisë në ditët e para të gushtit. (A2 Televizion)