514 të vdekur në një ditë, Spanja po bëhet si Italia

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 11:58 | Bota
514 të vdekur në një ditë, Spanja po bëhet si Italia

Në 24 orët e fundit 514 viktima, 2636 në total. Spanja po ecën drejt “rekordeve” të zymta drejt Italisë. Ministria e Shëndetësisë raportoi shifrat tragjike, me një rritje 20% nga një ditë më parë.

Vetëm në Madrid, numri i viktimave është rritur në 1535, ndërsa mbi 12 mijë janë të prekurit. Në Katalunjë janë regjistruar deri tani 282 viktima, ndërsa rastet e konfirmuara janë mbi 7800. Rajoni i tretë më i prekur mbetet krahina Baske, me mbi 2700 raste dhe 133 viktima.

Në total, numri i të prekurve në Spanjë ka kaluar 39700, prej të cilëve 5400 janë personel mjekësor. Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se nga të gjithë rastet, mbi 3700 janë shëruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos