
Nëntë persona humbën jetën pasi një avion me destinacion Bahamas u rrëzua dhe më pas shpërtheu në flakë në Qarkun Palm Beach, Florida, të dielën pasdite.
Përplasja ndodhi pranë Cresthaven, rreth 14 km nga Mar-a-Lago, vendpushimi i Presidentit Donald Trump.
Avioni Learjet ishte nisur nga Austin, Teksas, dhe po shkonte drejt Bahamas, tha Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në një deklaratë.
Zyrtarët nuk i kanë identifikuar nëntë personat që ishin në aeroplan dhe as nuk kanë thënë se sa prej tyre ishin pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.
“Dukej si një raketë që po binte”, tha Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, për rrëzimin.
Raportet e medias amerikane dhe analizat e fluturimit tregojnë se avioni po binte me qindra metra në sekondë përpara se të rrëzohej.
Në audion e regjistruar nga kontrolli i trafikut ajror pak momente para rrëzimit, piloti i avionit dëgjohet duke thënë se avioni po zbriste 10,000 metra në minutë.
Pastaj piloti shpalli gjendje emergjence, duke bërtitur: “Jemi në një gjendje shpejtësie të tepërt duke zbritur me 20,000 metra në minutë. Do të rrëzohemi... Na mbaroi koha," i tha piloti kullës.
Ky është aksidenti është i dyti më vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara këtë vit, sipas të dhënave të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, pas rrëzimit të avionit me parashutë në qershor në Butler, Missouri , i cili vrau 12 persona.
(A2 Televizion)