Propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, është bërë kryefjalë e dinamikave politike në Kosovë. Prej ditës së enjte, po qarkullon në media një draft-propozim që thuhet të jetë hartuar nga ekspertë gjermanë lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar sot liderët e opozitës në një takim për të diskutuar çështjet e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Por PDK dhe LDK e kanë refuzuar ftesën. (A2 Televizion)
