
Vijon të prodhojë lajme të këqija situata nga koronavirusi në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri me dije se në 24 orët e fundit u raportuan 67 raste të reja pozitivë me Covid-19 si dhe një viktimë.
Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostifikuar me Covid-19 2.382 persona, 141 prej të cilëve kanë humbur jetën.
Shifrat e përkeqësuara të ditëve të fundit kanë detyruar autoritetet të mendojnë për një rikthim të masave shtrënguese në disa qytete, aty ku situata paraqitet më e rrezikshme. (A2 Televizion)