Një veteran lufte 99-vjeçar, arriti të mbledh më tepër se 15 milionë dollarë, para të cilat do të shkojnë për sistemin kombëtarë shëndetësor britanik, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.
Kapiten Tom Moore, arriti të kryej 100 xhiro përqark oborrit të banesës me ndihmën e një karroce. E gjitha nisi si një sfidë modeste për të grumbulluar 1000 paund. Brenda 24 orëve nisma e Tom u bë aq popullore sa, shifra prej 1000 paundësh që synohej të mblidhej, u tejkalua menjëherë dhe donacionet nuk po pushonin.
Kapiten Tom, i cili më 30 prill mbush një shekull jetë, gjeti këtë mënyrë tejet origjinale për të festuar përvjetorin. Të enjten e shkuar nisi të bëj 10 xhiro përqark oborrit por duke parë popullaritetin dhe mbështetjen në rrjetet sociale, e rriti bastin me veten dhe këtë të enjte kompletoi plotë 100 xhiro. (A2 Televizion)