Humbi zgjedhjet, Vuçiç këndon dhe feston me bashkëpunëtorët në Beograd

Nga Denisa Pasholli
8 Nëntor 2026, 15:43 | Ballkani

Nga kënga dhe atmosfera festive, te një moment heshtjeje që ka ngjallur reagime dhe ironi në rrjetet sociale. Aleksandar Vuçiç është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për deklaratat politike, por për pamjet nga një mbrëmje argëtimi në Beograd.

Ish-presidenti serb u filmua duke kënduar dhe festuar në restorantin “Savanova”, në shoqërinë e bashkëpunëtorëve të tij. Mes të pranishmëve ishin Ana Bërnabiç dhe kryeredaktori i televizionit Informer, Dragan J. Vuçiçeviç.

Në videot e publikuara edhe nga vetë Vuçiç, ai shfaqet duke kënduar, duke ngritur duart dhe duke shijuar atmosferën festive. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte një tjetër video, ku Vuçiç shfaqet krejtësisht i heshtur, i ulur në tavolinë dhe me vështrimin e ngulur përpara, ndërsa festa vazhdon rreth tij.

Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar komente, batuta dhe interpretime të shumta për ndryshimin e dukshëm të humorit të tij. Disa përdorues ngritën edhe dyshime nëse kishte konsumuar tepër alkool, por nuk ka asnjë konfirmim për këtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos