Skuadra e Mitajt e bën të vuajë, por Milani i Jasharit merr 3 pikët në Gjenovë

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2026, 17:13 | Futboll

Skuadra e Mitajt e bën të vuajë, por Milani i Jasharit merr 3

Milani ka mposhtur me shifrat 2-1 Genoan e Mario Mitajt. Në transfertë, kuqezinjtë morën 3 pikët pas një fundi ndeshjeje shumë dramatik.

Kuqezinjtë shënuan gola të shpejtë me Cisse dhe Pulisic në pjesën e parë, shkruan A2. Por, në fundin e sfidës u duk qartë që ekipi nuk kishte energji dhe lëshoi shumë hapësira. Ellertson shënoi gol nga distanca që hapi takimin dhe bëri që kuqezinjtë të vuanin shumë.

Mario Mitajt e pa nga stoli i rezervave të gjithë ndeshjen, ndërsa për Milanin u aktivizua në pjesën e dytë Ardon Jashari.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos