Duke komentuar për humbjen e pashembullt të opozitës, Astrit Patozi i mëshoi deklaratave të tij tek mbajtja e përgjegjësisë dhe reflektimi dhe jo tek justifikimet e palëve. Në Intervistën me Merita Haklajn ai tha se askush nuk është ngatërruar tek fleta e votimit, por justifikimet për humbjen sipas tij bëhen për të ruajtur status-quo-në. Për largimin e Berishës, ai thotë se kjo gjë i takon Foltores. (A2 Televizion)
A duhet të largohet Berisha? Patozi tregon kush mund ta çojë PD drejt fitores
