"Stop dhunës ndaj studentëve", SPUSH thërret të martën një marshim solidariteti

Nga A2 CNN
19 Tetor 2026, 19:37 | Aktualitet

"Stop dhunës ndaj studentëve", SPUSH thërret të
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka njoftuar organizimin e një marshimi solidariteti me studentët, në ditën e shtatë të protestave.

Në një thirrje publike, SPUSH shpreh shqetësimin për atë që e cilëson si dhunë policore dhe thekson se ka qenë në mbështetje të protestës së studentëve që prej nisjes së saj, gjashtë ditë më parë.

Marshimi do të mbahet të martën, më 20 tetor 2026, në orën 10:00, në sheshin përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, me moton “Stop dhunës ndaj studentëve”.

Sindikata u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë, duke e cilësuar këtë si një detyrim qytetar dhe njerëzor, në mbrojtje të jetës së studentëve dhe për hapjen e rrugës drejt dialogut.

“Një pjesëmarrje sa më e madhe tregon se elitat reale ekzistojnë dhe janë në pozicionin që u takon, në të mirë të kombit tonë”, thuhet në thirrjen e SPUSH. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos