
Policia ka ndërmarrë një aksion në sheshin “Skënderbej”, ku janë shoqëruar dy të rinj protestues.
Ndërhyrja vjen në ditën e shtatë të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve, të cilat janë shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Më herët efektivët kanë shpërndarë vazhdimisht grumbullimet masive në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Një përplasje u shënua edhe te korpusi i ministrive, ku protestuesit qëlluan me gurë dhe molotov, ndërsa policia u kundërpërgjij me gaz lotsjellës dhe zhurmuese. (A2 Televizion)