
Në kohën e Henrit VIII, të shkoje në tualet ishte mjaft e ndërlikuar dhe mbretit i duhej një asistent. Në ato vite nuk kishte tualete apo letër higjienike dhe u shfaq figura e “groom of the stool”, zyrtarit përgjegjës për të ndihmuar mbretin anglez në përdorimin e tualetit.
Ky personazh ndihmonte mbretin në funksionet e tij trupore dhe sigurohej që të gjitha sendet e nevojshme të ishin gjithmonë në dispozicion si: uji, sfungjerët, pëlhurat e përdorura si letër higjienike, një lavaman dhe një karrige, e njohur si "komoda”.
“Groom of the stool” e ndihmonte mbretin të vishej dhe të zhvishej (rrobat kishin zinxhirë dhe kopsa dhe ishin shumë të rënda), kujdesej për të brendshmet dhe pastrimin.
Intimiteti që u krijua e bëri "shoqëruesin" një figurë me ndikim te mbreti dhe për këtë arsye kishte frikë në oborr. Sir Ëilliam Compton ishte një nga këta "profesionistë". Ai vdiq në 1528, pas 17 vjetësh shërbimi të nderuar dhe shumë i pasur. (A2 Televizion)