A i zgjidhin paketat e qeverisë shqetësimet e biznesit?

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 15:41 | Aktualitet

Qeveria shqiptare ka hartuar deri më tani 2 paketa financiare, me një vlerë totale prej 570 milionë euro, duke përfshirë këtu edhe dy garancitë sovrane dhe faljen e kamatëvonesave që në vetvete nuk janë shpenzime të zdritshme direkt nga buxheti. Ndërkaq duket se në këtë moment paratë nuk mungojnë, pasi u sigurua borxhi në tregun e brendshëm prej 100 milionë euro; kredia e FMN-së në vlerën e 174 milionë eurove dhe financimet e Bashkimit Europian prej 50.7 milionë euro. Për të diskutuar pikërisht paketat e qeverisë, sa po i adresojnë ato shqetësimet e biznesit, qytetarëve dhe ekonomisë, në një lidhje nëpërmjet Skype në A2 Business, ekonomisti Dritan Shano, ish-zv.ministër i Financave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos