A rrezikojnë klubet shqiptare? Një shembull nga Austria

Nga A2 CNN
28 Maj 2020, 20:42 | Futboll
A rrezikojnë klubet shqiptare? Një shembull nga Austria

Federata austriake e ka ndëshkuar duke i zbritur 6 pikë nga renditja skuadrën e LASK, pasi theu rregullat e vendosura për pandeminë.

Skuadrave austriake u është lejuar të nisin përgatitjet për të mbyllur ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, por duhet ta bënin këtë vetëm në grupe të vogla. Por një video e publikuar në internet tregoi se skuadra e LASK nuk e kishte zbatuar këtë rregull, duke u stërvitur i gjithë grupi bashkë. Për këtë arsye u ndëshkua me zbritjen e 6 pikëve.

https://www.youtube.com/watch?v=tRELDUkB02A&feature=youtu.be

Ky ndëshkim është mjaft i rëndë për LASK, pasi ishte në krye të klasifikimit dhe me zbritjen e pikëve është Salzburgu që merr kryesimin.

Një ditë më parë, edhe skuadrat e futbollit në vendin tonë thyen rregullat, duke zhvilluar ndeshje miqësore edhe pse u është lejuar deri tani vetëm stërvitja. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/futbolli-shqiptar-zbret-ne-fushe-perpara-drites-jeshile-ndeshje-ne-fshehtesi-2/

A2 CNN Livestream

Latest Videos