“Abuzim me udhëtimet”, Rama i përgjigjet akuzave: Kushtoj 4 herë më pak se Berisha

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 16:37 | Aktualitet

Edi Rama kishte nxjerrë laps e letër për t’iu përgjigjur Sali Berishës. Kryeministri njoftoi se fluturimet e tij i kushtonin buxhetit 4 herë më pak se udhëtimet e paraardhësit, falë një marrëveshjeje që kishte me kompaninë Air Albania. Për mosbesuesit, tha se ruante edhe faturat. Shigjetat i drejtoi edhe ndaj Ilir Metës, ndërsa nuk kurseu as komentatorët politikë. Pasi bëri të qartë kush e bezdiste, kaloi te pakënaqësia me Prokurorinë që nuk bën asgjë ndaj tyre. Saktësimi duket se synonte shmangien e reagimeve diplomatike, që nuk tolerojnë tejkalimin në oborret e drejtësisë të mbrojtura prej tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos