Zbardhet dëshmia e shoferit që u aksidentua mbrëmë tek rrethrrotulli i sheshit “Shqiponja”.
34-vjeçari Eldin Dergjini është shprehur para grupit hetimor që ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe është goditur nga një makinë nga pas dhe për pasojë u përplas me bordurën e rrugës nga ku ka humbur kontrollin e automjetit.
Më pas, Dergjini ka deklaruar se është larguar në këmbë dhe ka marrë taksi për të shkuar në një spital privat për t’u mjekuar. 34-vjeçari nga Shkodra pretendon që e ka sjellë makinën nga jashtë dhe priste ta pajiste me dokumenta.
Dergjini është person me precedent penal, i arrestuar në Shqipëri për kundërshtim të punonjësit të rendit publik dhe në Itali për lëndë narkotike. Automjeti është dërguar në Drejtorinë e Policisë Tiranë ku i është nënshtruar kontrolleve. (A2 Televizion)