Akullorja luksoze në “Gourmet Grubb” Akullorja luksoze në “Gourmet Grubb” "Qumështi" i nxjerrë nga shtrydhja e "mizës së zezë ushtar". Akullorja luksoze në “Gourmet Grubb” Polenta me krimba, shërbehet gjithashtu në restorantin “Gourmet Grubb” Hamburger me gjinkalla, krimba dhe karkaleca. Mish hamburgeri me krimba Çokollatë me insekte, shitet në Francë Bukë me miell te bërë nga karkalecat Makarona me miell të bërë nga insektet. Shitet në Francë Margarita me miza. Shitet në Bangkok, Tajlandë. Çokollatë me karkaleca. Shitet në Francë Krimba të skuqur. Shiten në Meksikë. Buburreca të tharë. Vodka me merimangë. Shitet në Tajlandë Akrepa të skuqur. Shiten në Meksiko Siti Kek me bletë të pjekura. Shiten në Gjermani. Lëpirëse me akrepa.
Pas një shëtitjeje të gjatë nën diellin e fortë të Afrikës së Jugut një akullore nuk do ta refuzonte askush. Po nëse do t’ju thoshin që është bërë me “qumësht” buburrecash?
Një restorant i famshëm në Kejp Taun, “Gourmet Grubb”, ofron pikërisht këtë. Mundësinë për të ngrënë ushqime që në përbërjen e tyre kanë edhe insekte. Dhe për më tepër ky quhet ushqim luksoz, jo dosido. Akullorja bëhet me një lloj “qumështi” që realizohet pasi larvat e një insekti tropikal të quajtur “miza e zezë ushtar”.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka parashikuar se deri në vitin 2050 do të na duhet të dyfishojmë prodhimin e ushqimit për të ushqyer popullsinë gjithnjë e në rritje dhe ka mbështetur prej kohësh ngritjen e “fermave të insekteve” si një alternativë e qëndrueshme ndaj bagëtive si burim proteinash.
Akullorja në fjalë shërbehet me shije çokollate, kikiriku dhe erëzash dhe sipas prodhuesve të saj i “qumështi” i insektit i jep një shije tepër kremoze dhe të pasur, pa harruar vlerat ushqyese.
Momentalisht, restoranti e shpërndan këtë akullore vetëm në Afrikën e Jugut, por nuk është çudi që të “pushtojë” botën së shpejti. Sipas parashikimeve, tregu i insekteve për konsum si ushqim pritet të kapë vlerën e 1,2 miliardë dollarëve brenda vitit 2023.
“Gourmet Grubb” nuk është i vetmi restorant që shërben ushqime të tilla të veçante. Shfletoni galerinë e mësipërme për të parë disa gatime tepër të veçanta, si hamburger me karkaleca dhe krimba, ose vodka me merimanga. (A2 Televizion)