
Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së sotme në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e njohur si kthesa e Poçemit.
Një automjet tip “Audi” dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështisë në rrugë dhe është përplasur me murin mbrojtës.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy persona, një nënë dhe vajza e saj.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)