
Shorti elektronik ka përcaktuar treshen e trupës që do të gjykojë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Trupa përbëhet nga kryesuesi Ardit Mustafaj, si dhe nga anëtarët Flora Hajredini dhe Irena Gjoka.
Këto tre gjyqtarë do të vlerësojnë nëse qëndrojnë ose jo akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj Tahirit për trafikim të narkotikëve të kryer në bashkëpunim, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.
Gjithashtu, do të jetë kjo trupë që do të vendosë nëse Tahiri do të gjykohet me procedurë të shkurtuar, siç kërkoi edhe në seancën paraprake apo do të gjykohet në një proces normal ku provat do të shqyrtohen një e nga një. (A2 Televizion)