
Gjykata e Posaçme kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Zamira Ramit, ish-kryebashkiake e Gjirokastrës. Rami akuzohet nga SPAK për “shpërdorim të detyrës”. Në të njëjtën seancë është pranuar gjykimi i shkurtuar për Ramin, ndërsa për 4 ish-punonjës të bashkisë Gjirokastër u vendos pushimi i çështjes.
Sipas SPAK, nga hetimi i kësaj çështjeje ka rezultuar se ish–kryetarja e Bashkisë, gjatë ushtrimit të funksioneve të saj, në lidhje me procedurat e ndjekura për lejen e ndërtimit dhe vazhdimin i punimeve për realizimin e projektit “Rikonstruksion i rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit”, si dhe lejen e ndërtimit dhe vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”, ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme, të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai, dhe duke i shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 lekë. (A2 Televizion)