Parashikimi i motit: 2 qershor 2021

Nga A2 CNN
2 Qershor 2021, 07:18 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 2 qershor 2021

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, por vranësira të dukshme shumë pranë brigjeve të Adriatikut deri pas mesditës kur vranësirat shfaqen në zonat malore dhe të ulëta, por bregdeti mbetet i kthjellët.

Momente të shkurtra me shira të dobët do të ketë vetëm në skajet veri-verilindje. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes ndërsa një rritje me të paktën 2 gradë sjell mesdita duke shënuar 23 gradë në zonat malore dhe mbi 25 gradë në ultësirën perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë herë mesatare nga drejtimi verior gjatë gjithë ditës, përveç një forcimi të erës gjatë mesditës në brigjet e Jonit ku dallgëzimi përkohësisht ngjitet mbi 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos