Dritë në fund të tunelit, Pipero: Situata optimiste, drejt fundit të pandemisë

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 19:38 | Aktualitet
Dritë në fund të tunelit, Pipero: Situata optimiste, drejt fundit

Stina e verës fillon me një përmirësim të ndjeshëm të situatës nga pandemia. Për mjekët, tregues kryesor janë shifrat e ulura të shtrimeve në spital dhe humbjet e jetës. Infeksionisti Pellumb Pipero thotë për A2 CNN se prej 5 ditësh në spitalin Covid 1 nuk ka shtrime të reja dhe as pacientë të intubuar. Aktualisht ndodhen të shtruar 16 pacientë, mes tyre dhe mosha të reja.

https://a2news.com/2021/05/30/lehtesimi-i-masave-te-moshuarit-me-te-kujdesshem-preferojne-mbajtjen-e-maskave/

Doktor Pipero shprehet optimist për të ardhmen dhe se sipas tij po shkojmë drejt fundit të pandemisë. Referuar numrit të lartë të personave që e kanë kaluar koronavirusin si dhe të të vaksinuarve, për infeksionistin Pipero stina e verës do të jetë e qetë në lidhje me pandeminë.

Megjithatë mjeku i spitalit Covid 1 tërheq vëmendjen për respektimin e masave veçanërisht në ambiente të mbylluara, pasi virusi është ende mes nesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos