Alibeaj thërret grupin e PD-së. Njofton të pezulluarit, jo të përjashtuarit pas 8 janarit

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 11:45 | Politikë
Alibeaj thërret grupin e PD-së. Njofton të pezulluarit, jo

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.

Mbledhja do të zhvillohet mëngjesin e së enjtes, por ajo që bie në sy është se lajmërimi i është dërguar të pezulluarve, por jo të përjashtuarve.

Deputetët e pezulluar, të cilët janë njoftuar, janë Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Agron Shehaj dhe Tritan Shehu.

Ndërkohë që deputetët e përjashtuar, të cilëve njoftimi për mbledhje nuk u ka shkuar, janë Sali Berisha, Albana Vokshi, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Luan Baçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos