Zjarr masiv në fshatin Bolenë, rrezikohen banesat dhe varrezat

Nga Edi Ruçi
9 Gusht 2025, 21:22 | Aktualitet

Zjarr masiv në fshatin Bolenë, rrezikohen banesat dhe varrezat

Një vatër e madhe zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në fshatin Bolenë, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe varrezat e fshatit.

Flakët, të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi, duke e bërë të pamundur fikjen e tyre nga toka.

Menjëherë është kërkuar ndërhyrje nga ajri dhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme ka nisur hedhjen e ujit për të vendosur në kontroll situatën.

Forcat zjarrfikëse dhe banorët vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos