U bllokuan në zonë shkëmbore, shpëtohen 3 turistë te Gjiri i Akuariumit

Nga A2 CNN
9 Gusht 2025, 22:24 | Aktualitet

Tre turistë të huaj janë shpëtuar nga efektivët e policisë së Himarës, pasi kishin mbetur të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit.

“Krahas detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Policisë mbeten të angazhuara edhe për të ndërhyrë dhe për t’iu ardhur në ndihmë çdo qytetari apo turisti në raste emergjente. Mbrëmjen e sotme, patrulla e rendit me shërbim në zonën e Jalës, pas një njoftimi se tre turistë të huaj kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore, në plazhin e Akuariumit, ndërhyri duke shkuar menjëherë në vendin ku kërkohej ndihmë”, informon policia.

Bëhet me dije më tej se pas kërkimeve në terren, u bë i mundur lokalizimi i tre turistëve të huaj, të cilët u nxorën prej shkëmbinjve ku kishin mbetur të bllokuar. Aktualisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos