
Mungesa e ambulancës në ndeshjen Partizani-Vllaznia ka bërë që të shtyhet plot 15 minuta jo vetëm kjo supersfidë, por edhe dy ndeshjet e tjera: Laçi-Teuta dhe Apolonia-Tirana.
Laçi-Teuta dhe Apolonia-Tirana nisën vetëm pasi ambulanca erdhi në Arenën Kombëtare, pasi, sipas urdhrit të FSHF-së, ndeshjet duhet të fillojnë në të njëjtën kohë. (A2 Televizion)