Ndër më të mirët në Turqi, presidenti i Boluspor: Selmani nuk shitet nën 1 milion euro

Nga A2 CNN
21 Maj 2021, 13:23 | Futboll
Ndër më të mirët në Turqi, presidenti i Boluspor:

Një sezon i shkëlqyer në ligën e parë turke, fillimisht me Menemenspor dhe më pas me Boluspor. Gentian Selmani është vlerësuar si një prej lojtarëve më të mirë të kampionatit, duke nxitur edhe interes në merkato.

Presidenti i Bolusporit njoftoi se portieri i Kombëtares shqiptare mbetet pjesë e rëndësishme e projektit për të ardhmen, teksa nuk do të heqë lehtë dorë nga shërbimet e tij.

“Në zyrat e klubit ka ardhur një ofertë prej 450 mijë euro për Selmanin, por e refuzuam. Për ta shitur një portier si Gentiani kërkojmë një milionë euro”, tha drejtuesi i klubit.

Ai shtoi se, “Boluspor do të presë një ofertë të kënaqshme, edhe sepse portieri ka ende 2 vjet e gjysmë kontratë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos