
Me shumë gjasa, kampionati i javës së ardhshme i “Australian Open” do të jetë i fundit në karrierën e tij për Murray.
Ish-numri një 1 tenisit, gati shpërtheu në lot në konferencën për shtyp në Melbourne. “Fola me ekipin tim dhe u tregova i sinqertë, i thashë se s’mund të vazhdoj t’ja bëj këtë gjë vetes. Duhet t’i gjeja vetes një pikë kur gjithçkaje i vjen fundi”, tha ai.
Murray iu nënshtrua një operacioni një vit më parë dhe nga ajo kohë, nuk ka arritur ta marrë veten. Kampioni i tre herëve Grand Slam, tha se ka vendosur që të përmirësojë cilësinë e jetës së tij dhe duke luajtur çdo ditë, nuk do t’ja arrijë. Prej javësh, Murray ka patur probleme edhe në realizimin e gjërave të përditshme, qoftë edhe për të veshur apo lidhur këpucët. Gjithsesi, të hënën e ardhshme, ai do të luajë ndeshjen e radhës. (A2 Televizion)