
Strategjia e Sigurisë e Bashkimit Evropian e ka përcaktuar sigurinë si një aspekt thelbësor dhe si një kusht paraprak të zhvillimit ekonomik dhe social.
Për këtë, Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes zhvilloi një anketë kombëtare mbi perceptimin e sigurisë nga ana e qytetarëve shqiptarë. Gjetjet e studimit përfshijnë një sërë institucionesh, por disa prej tyre tregojnë dhe pikat ku duhet të punohet më shumë. Njëra prej tyre është Policia.
“Ka një preferencë më të madhe për sa i përket modernizimit të Policisë, që do të thotë ulja e kontaktit fizik mes policëve dhe qytetarëve, por që kjo faktikisht shprehet në koherencë me gjetjet e tjera sepse shumica e qytetarëve thonë që nuk i trajton njëlloj policia. Që do të thotë ka një problem me profesionalizimin e policëve që të jenë sa më objektiv për mënyrën se si e kryejnë punën e tyre”, thotë Arjan Dyrmishi, drejtues i CDSG-së.
Institucionet të cilat ofrojnë siguri në vend, kërkojnë dhe ndryshime, e një pjesë e tyre sipas Kryetares së komisionit të sigurisë ka nisur.
“Çeljen e Akademisë së Sigurisë, pas 10 vitesh që qëndroi e mbyllur, unë e shoh si një mënyrë qoftë për të shtimin e policimit në komunitet, por edhe si një mënyrë për të shtuar cilësinë”, tha Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit të Sigurisë.
Mes gjetjeve të anketimit qytetarët identifikuan institucionet e drejtësisë si institucionet më të korruptuara, ndërsa shërbimi i mbrojtjes ndaj zjarrit si më i besueshmi. (A2 Televizion)